Vendosni fjalën kyçe....

Dumani takohet me ambasadorin britanik King-Smith, diskutime mbi bashkëpunimin gjyqësor mes dy vendeve


Kreu i SPAK, Altin Dumani ka pritur këtë të mërkurë ambasadorin e Britanisë së Madhe King-Smith në zyrat e Prokurorisë së Posaçme.

Sipas njoftimit, temë diskutimi ka qenë ngritja e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në UK.

”Nder të mikprisnim sot ambasadorin  King-Smith, gjyqtarët e njohur Dingemans dhe Picton. Në takim u diskutuan çështje kyçe mbi ngritjen e kapaciteteve në bashkëpunimin gjyqësor me agjencitë ligjzbatuese në UK”, shkruan SPAK.