Ish-ministrja e Drejtësisë dhe deputetja socialiste Etilda Gjonaj, ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi ditën e sotme.
Ajo e ka dënuar sulmin ndaj avokatit dhe thotë se ka të bëjë me ushtrimin e detyrës së tij.
Deputetja socialiste shprehet e bindur se organet ligjzbatuese do bëjnë një hetim të plotë për kryerjen e ngjarjes.
“Ngjarja e sotshme ndaj pedagogut të Fakultetit të Drejtësisë dhe njëkohësisht avokatit Sokol Mëngjesi është një akt i rëndë veçanërisht kur ky sulm lidhet për shkaqe që lidhen me ushtrimin e detyrës së tij.
Ngjarje të tilla dhune duhet të na bëjnë të reflektojmë më mirë për reagimin ndaj kërcënimeve apo cënimit të jetës dhe shëndetit të avokatëve si pjesë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë!
Jam e bindur se organet ligjzbatuese do kryejnë një hetim të plotë për zbardhjen e ngjarjes dhe do të vendosin përpara drejtësisë autorët!”-shkruan Gjonaj