Një 49-vjeçar është ndaluar nga Policia, pasi në protestën para Bashkisë së Tiranës hodhi moltov ne mes të qytetarëve dhe gazetarëve duke rrezikuar jetën e tyre. Bëhet fjalë për protestuesin Sokol Bushkolaj, 49-vjeç, i cili po ashtu është ndaluar edhe në protestën e 8 majit para Bashkisë së Tiranës.
Ndaj tij rëndojnë disa akuza, ndërsa për hedhjen e molotvit mes qytetarëve dhe gazetarëve i është ngritur akuza për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë. Po ashtu militanti i Rithemelimit apo i Partisë së Lirisë akuzohet për “Prishja e qetësisë publike”, “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Goditjet për shkak të detyrës”.
Molotovi përfundoi në afërsi të kordonit të policisë, një zonë ku po kalonin qytetarë, ndërsa ndodheshin edhe gazetarë dhe operatorë të cilëve iu rrezikua jeta.