Një miliarder amerikan i pasurive të patundshme dhe një eksplorues i thellësive te detit po planifikojnë të ndërmarrin një udhëtim te rrezikshëm me nëndetëse per te eksploruar anijen e fundosur te Titanikut ne Oqeanin Atlantik të Veriut.
Manjati amerikan Larry Connor dhe aventurieri nga Ohajo Patrick Lahey, bashkëthemelues i Triton Submarines, thonë se duan të ndërmarrin një udhëtim me nëndetëse në një thellësi prej rreth 3,800 m për të parë anijen e mbytur në Oqeanin Atlantik të Veriut, sipas BBC.
Manjati amerikan synon të shpenzojë deri në 20 milionë dollarë për të vërtetuar se rrënojat e Titanikut mund të vizitohen në mënyrë të sigurt pas katastrofës së nëndetëses Titan.
Industria private e zhytësve u trondit pasi pesë njerëz humben jetën një vit me pare kur një anije e ndërtuar nga OceanGate shpërtheu gjatë rrugës per te vizituar anijen titanik.
Një zëdhënës i kompanisë se miliarderit amerikan tha të martën se lundrimi do të realizohet vetëm pasi një nëndetëse të certifikohet plotësisht nga një organizatë detare ndërsa ende nuk është dhënë një afat kohor për ekspeditën e planifikuar.
Nëndetësja Titan e ndërtuar nga OceanGate ishte e ndërtuar nga fibra karboni dhe ishte certifikuar vetëm per thellësi deri në 1300 m, shumë larg nga thellësitë e dyshemesë së oqeanit ku ndodhet anija e mbytur Titanik.