Vendosni fjalën kyçe....

Policia bastis zyrat e Parlamentit të BE-së për hetimin “Russiagate”


Media ndërkombëtare Politico shkruan se policia kreu bastisje të mërkurën( sot ) në lidhje me “ndërhyrjen ruse” në Parlamentin Evropian, sipas një deklarate të prokurorit federal.

Kërkimet, të kryera në një rezidencë private në Bruksel dhe zyrat e Parlamentit Evropian në Strasburg dhe Bruksel, janë të lidhura me të ashtuquajturin rasti “Russiagate”, ku eurodeputetët u afruan dhe paguheshin për të promovuar propagandën ruse përmes faqes së internetit “Zëri i Evropës”.

“Ka indikacione se punonjësi i Parlamentit Evropian në fjalë ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë,” thanë organet e zbatimit të ligjit belge.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Politico