Vendosni fjalën kyçe....

Balla: Do kemi regjistër adresash në rang vendi, çdo ndërtesë do ketë kod unik


Ministri i Brendshëm Taulant Balla, në fjalën e tij në parlament, deklaroi se Ministria e Brendshme po punon për të pasur regjistër adresash në rang vendi.

Balla theksoi se Shqipëria do të jetë vendi i parë në Ballkan  që do të ketë një rrjet të tillë adresash.

“Çdo ndërtesë të ketë kod unik, kjo lehtëson saktësinë e informacionit për adresat. Duhet të kemi regjistër unik adresash në rang vendi. Të gjitha institucionet do të referohen në këtë regjistër, nuk ka më që Kadastra të ketë adresat e veta, bashkia të vetat. Shikoni faqen “Adresari”, ku po punohet për regjistrim adresash. Shfrytëzoni këtë mundësi për të gjetur çdo adresë në Shqipëri. Nuk mund të jenë adresat e një vendi anëtar të BE-së më me të thëna “Jam te Pallati me Shigjeta, pak lart”. Çdo banesë do ketë kod 18-shifror. Referenca mbetet Google Maps dhe duke vendosur kodin, ajo të sjellë tek adresa e shtëpisë.

Do jemi vendi i parë në Ballkan që do të kemi adresa me kod unik. Shqipëria po bëhet vend i preferuar turistik dhe ndaj përmes këtij sistemi, turistët gjejnë më lehtë shtëpinë që kanë pronotuar. Çdo kontratë e re do të mbajë adresën e saktë, sipas regjistrit kombëtar të adresave. Tjetër objektiv është edhe emërtimi i rrugëve. Kjo gjë është detyrim i bashkive dhe ne kemi rritur penalitetet për bashkitë, nëse rruga nuk ka emërtesa. Me regjistrin kombëtar të adresave, përfitojnë gjithë qytetarët. Votojeni projektligjin, sepse populli do ua dijë për faleminderit”, u shpreh Balla.