Vendosni fjalën kyçe....

Basha: PS-ja teatër me Komisionin Antikorrupsion, ka varrosur propozimet tona për SPAK-un


Basha ka denoncuar nismën e PS-së për ngritjen e paralajmëruar të Komisionit Antikorrupsion.

Në fjalën e tij në Kuvend kreu i PD-së tha se shumica parlamentare ka fshehur e varrosur propozimet për ndryshime ligjore për të ndihmuar SPAK-un me burime njerëzore e financiare.

“Teatri bëhet për një arsye të vetme pasi ndërkohë që kërkohet ngritja e një tjetër komisioni gjoja për luftë kundër korrupsionit të vetmet akte të depozituara nga PD janë varrosur në sirtarët e pluhurosur të kësaj shumicë të përmbysur në afera korruptive, të kësja qeverie të zhytur në korrupsion, të ministrave të ndjekur penalisht ose arrestuar. Prej më shumë se një muaji janë depozituar amendamentet nga PD për të ndihmuar SPAK me burime financiare e njerëzore. Pse zvarrisni prej 6 muajshpropozimet tona për barazinë para ligjit për heqjen e imunitetit të deputetëve.” – tha Basha.