Vendosni fjalën kyçe....

Dhuna ndaj avokatit Sokol Mëngjesit/ Ish-drejtori i Përgjithëm i Policisë: Nuk mund të mos reagoj për ngjarjen e rëndë të kolegut dhe profesorit tim


Ish-Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesi, ditën e djeshme.

Nano, i cili i referohet atij si profesor dhe koleg, dënon aktin dhe bën thirrje që shoqëria të qëndrojë në solidaritet kundër një dhune të tillë dhe që autoritet të sigurojnë drejtësi të shpejtë dhe të plotë. 

 “Nuk mund të mos reagoj për ngjarjen e rëndë të kolegut dhe profesorit tim Sokol Mëngjesi.

Është e domosdoshme të dënohen akte të tilla dhune ndaj individëve që thjesht kryejnë detyrat e tyre profesionale.

Sulmi ndaj avokatit nuk është thjesht një sulm ndaj tij si individ, por një sulm ndaj parimeve të drejtësisë dhe shtetit të së drejtës. Është thelbësore që shoqëria të qëndrojë në solidaritet kundër një dhune të tillë dhe që autoritetet të sigurojnë drejtësi të shpejtë dhe të plotë për autorët.

I bashkohem mbështetjes për Sokolin, të riafirmojmë angazhimin tonë për ruajtjen e vlerave të demokracisë dhe shtetit ligjor.

Shërim të shpejtë Prof. Sokoli!”, shkruan Gledis Nano.

Sokol Mëngjesi vijon në monitorim intensiv në reanimacion, në gjendje të rëndë shëndetësore.