Leo Roçi, 34-vjeçari që rezultonte i humbur prej 10 ditësh, është gjetur në Itali.
Familjarët e tij e kishin denoncuar zhdukjen e tij pas kontaktit të fundit që kishin pasur me të në kufirin serbo-kroat.
Roçi është gjetur shëndoshë e mirë, dhe rasti është në proces hetimi për të sqaruar rrethanat e zhdukjes dhe arsyet që çuan në humbjen e kontaktit.
“Zyra e Ministrit të Brendshëm është njoftuar nga familjarët e Leo Roci se familjari i tyre i ka kontaktuar nga Italia.
Familja Roci falenderon Ministrin e Brendshëm Taulant Balla për angazhimin personal në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Ambasadën e RSH në Beograd në përpjekjet për gjetjen e Leo Roci, i cili u shpall i humbur prej datës 20 Maj në kufirin mes Serbisë dhe Kroacisë.’- njofton policia.