Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion, Basha: PD-ja s’mund të jetë pjesë e lojërave të fjalës së Ramës


Kreu i PD, Lulzim Basha në një deklaratë për mediat para nisjes së Kuvendit tha se Komisioni i Posaçëm Antikorrupsion është një manovër elektorale e kryeministrit Rama. Basha tha se PD nuk bëhet pjesë e lojërave të Ramës, duke thënë se s’kanë vullnet për të luftuar korrupsionin.

“Siç e paralajmërova është e qartë se nuk është gjë tjetër veçse një manovër elektorale. Një komision që nuk është komision, emrat janë përcaktuar, përpjekje për të larë manovrat e kësaj qeverie. Kjo mazhornacë s’ka interes të ndihmojë dhe forcojë SPAK, por po bën gjithçka për ta rrethuar, dobësuar, intimiduar. S’ka arsye për SPAK të ekzistojë nëse sëdo kishim korrupsionin e Ramës. SPAK ka lindur si nevojë për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie. Ne kemi bërë propozim konkret, votoni amendamentet për SPAK dhe jemi gati për të bashkuar votat për të votuar amendamentet që fuqizojnë SPAK. S’kanë vullnet për të luftuar korrupsionin. PD s’mund të jetë pjesë e lojërave të fjalës së Ramës”, tha Basha.