Apelit la në arrest në burg Erdgys Arrazin, në lidhje me mbytjen e gruas dhe tre fëmijëve të tij.
Arrazi babai i 3 fëmijëve, akuzohet për shkaktim të vetëvrasjes së familjarëve të tij.
Ngjarja ndodhi disa ditë më parë ku Alma Arrazi bashkë me tre fëmijët u gjëndën të mbytur në ujërat e lumit Buna në Shkodër.
Një prej fëmijëve u gjend në fillim nga një peshkatar në ujërat e lumit Buna dhe në ditët në vazhdim u gjendën të pajetë dhe trupat e dy fëmijëve të tjerë 8 dhe 3 vjeç dhe të nënës së tyre Alma Arrazi.