Vendosni fjalën kyçe....

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes arrestohet 38-vjeçari


Policia ka vënë në pranga shtetasin me iniciale J. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Gjithashtu sipas komunikatës nga Policia e Tiranës, 38-vjeçari ka kundërshtuar me forcë një punonjës policie pasi ky i fundit ishte duke kryer detyrën.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin J. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe ka kundërshtuar me forcë një punonjës policie, gjatë kryerjes së detyrës.