Vendosni fjalën kyçe....

Kuvend/ Opozita paralajmëron bojkot për Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion


Me debate të ashpra pritet të shoqërohet seanca e sotme plenare në Kuvend, ku do të diskutohet pr.vendimi për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion. Ndonëse pr.vendimi për ngritjen e Komisionit është futur në rendin e ditës, opozita ka paralajmëruar se është skeptike sa i takon kësaj pike.

Në kushtet kur opozita ka dhënë sinjale se nuk do t’i bashkohet kësaj nisme, ky komision i Posaçëm për Thellimin e Reformave për Mirëqeverisjen, Sundimin e Ligjit dhe Antikorrupsionin, mazhoranca vijon përpjekjet për të gjetur gjuhën e përbashkët me pakicën politike, që komisioni të votohet nga të dyja palët. Në rast refuzimi të opozitës mazhoranca sheh si mundësi të shtyjë votimin për miratimin e këtij komisioni në një seancë tjetër kur të jetë arritur kompromisi.

Kujtojmë se një ditë më parë Rithemelimi deklaroi një ditë më parë se nuk do e mbështesin me votë ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.