Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa i kthehet Nikollës për rregulloren: Njohuritë tuaj janë të cekëta, duhet të konsultoheni me ekspertët


Deputetja Ina Zhupa është treguar e ashpër me kryetaren e Kuvendit Lindita Nikolla ndërsa i ka thënë se për çështjet e Rregullores duhet të konsultohet me ekspertët.

“Njohuritë e tyre janë të cekëta. Duhet të konsultoheni me ekspertët.

Ku thuhet që mocionet me debat bëhen vetëm mbi veprimtarin ë e Këshillit të Ministrave?

Kemi bërë mocion për gjenocidin në Srebrenicë dhe luftën në Ukrainë, cila nga këta është veprimtari e këshillit të Ministrave. Neni lexohet në tërësi jo të marrësh një nen e të lësh një tjetër. Dëshiron t’i tregosh Ramës se nuk lejoj të flitet për gjuhën tënde linçuese.

Rama i trajton gazetarët në mënyrën më të keqe të mundshme”, u shpreh Zhupa.