Këtë javë, u përmbyll projekti “Empowering the Next Generation of Albanian Leaders and Activists”, i udhëhequr nga organizata Beyond Barriers dhe i mbështetur nga Ambasada e SHBA, me një samit final që mblodhi së bashku mbi 80 pjesëmarrës nga shoqëria civile, institucionet shqiptare, Ambasada e SHBA dhe aktivistë të rinj.
Fjalimet kryesore përfshinin ato të Zëvendës Shefes së Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Amanda Roberson dhe Ministres për Rininë dhe Fëmijët Bora Muzhaqi.
Pati gjithashtu diskutime në të hollësishme në panel dhe seminare dinamikë që theksuan ecjen tonë të përbashkët përpara dhe strategjitë e ardhshme në aktivizmin rinor dhe zhvillimin e lidershipit.
U ndanë certifikata për udhëheqësit e rinj të përkushtuar që ishin pjesë aktive gjatë gjithë projektit.