Gjykata e Posaçme Antikorrupsion ka rrëzuar kërkesën e Erzen Breçanit për ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg”, në një masë tjetër, me pretendimin se i rrezikohej jeta në qeli për shkak të gjendjes shëndetësore.
Për Breçanin u bënë dy akte nga ekspertët dhe të dyja u rrëzuan nga togat e zeza.
Ai pretendonte se kishte probleme me zemrën dhe se vuante nga klaustrofobia.
Në përfundim, GJKKO vendosi që Breçani të qëndrojë në qeli deri në përfundim të hetimeve.
Ish zëvëndës drejtori i policisë së Tiranës u arrestua në muajin nëntor të vitit 2023 me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “ përkrahje e autorit të krimit” dhe “pastrim parash”.
Përveç Breçanit, me urdhër të SPAK u arrestuan edhe Dedan Gjoni ish shefi i krimeve në komisariatin numër 6, Bujar Ajeti si dhe Besmir Murtati.
Pak ditë me parë, Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e këtyre të fundit për masën e sigurisë.
Në muajin nëntor të vitit 2023, SPAK lëshoi 11 urdhër arreste, ku në kërkim janë djali i Erzenit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata.