Vendosni fjalën kyçe....

Kushtetuesja zbardhi dje vendimin për Butrintin, Zhupa: Do të dorëzojmë padi në SPAK


Një ditë pas zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Parkun e Butrintit, vjen një reagim nga deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Kjo e fundit në një deklaratë për mediat nga Kryesia e Kuvendit, pohoi se do t’i drejtohen me padi SPAK-ut.

 “Do t’i drejtohemi SPAK-ut me një padi, për të gjykuar veprimtarinë e organeve shtetërore për këtë marrëveshje. Veprimtarinë e ADF-së dhe të tre gjyqtarëve që janë në konflikt interesi. A quhet korrupsion nëse paguan 250 mijë euro për të bërë një ligj që më pas t’i të marrësh një diçka për veten?!”, -tha Zhupa.