Vendosni fjalën kyçe....

Lideri i Hamasit: Të gatshëm për një marrëveshje, por grupi nuk do të zëvendësohet


Ismail Haniyeh, kreu i byrosë politike të Hamasit, ka pohuar se grupi do të ruajë ndikimin e tij edhe pas luftës.

“Ata që flasin për ‘të nesërmen’ duhet të kuptojnë se populli palestinez nuk do ta zëvendësojë Hamasin”, tha Haniyeh në një deklaratë, përcjell Al Jazeera.

“Përballë çmimeve që kemi paguar”, vazhdoi ai, “duhet të promovohet një plan kombëtar palestinez i bazuar në një udhëheqje të unifikuar nën kuadrin e institucioneve të Organizatës për Çlirimin Palestinez që do të sundojë Gazën dhe Bregun Perëndimor”.

Haniyeh tha gjithashtu se Hamasi nuk e ka ndryshuar pozicionin e tij për një marrëveshje të mundshme shkëmbimi të robërve, duke këmbëngulur se ajo duhet të vijë me një armëpushim të plotë dhe tërheqje izraelite nga Gaza.