Ndahet nga jeta në moshën 72 vjeçare liriku Skënder Rusi.
Skendër Rusi është vleresuar si një ndër lirikët më të mirë dhe bashkëkohore për krijimtarinë e tij.
Ai u lind më 1952 në Korçë dhe ka mbaruar studimet e larta për gjuhë-letërsi. Në vitin 1984 është diplomuar për dramaturgji dhe në vitin 1998 për drejtues biblioteke në Kajro.
Skënder Rusi me një karrierë mbi 50 vjeçare në fushën e letrave, është autori i 25 vëllimeve me poezi duke dhënë një kontribut të madh për promovimin e vlerave të kulturës dhe letërsisë shqipe bashkëkohore.
Jeta krijuese e poetit Skënder Rusi është e lidhur me qytetin e Korçës, qytet të cilit si rrallëkush më parë, i ka kushtuar një libër me 100 poezi.
Skënder Rusi ka ideuar aktivitetin më të rëndësishëm poetik, “Netët Korçare të Poezisë”, i cili është shndërruar në traditë dhe pret poetë Kosova, Greqia, Maqedonia, Turqia, Bullgaria, Rumania, Italia etj.
Krijimet poetike të poetit Skënder Rusi janë botuar dhe përfshirë nëpër antologjitë e disa vendeve të Evropës si në Gjermani, Zvicër, Maqedoni, Kosovë, Greqi etj.
Për artin letrar të tij, poeti Skender Rusi ka marrë vlerësime të shumta, ku më i fundit është vlerësimi me titullin “Qytetar Nderi i Korçës”, në vitin 2021.
Poeti Skënder Rusi i takon një kategorie të rrallë e të rëndësishme të jetës kulturore dhe shpirtërore të vendit tonë.