Takimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët në Londër është shtyrë.
Rama kishte planifikuar të mbante takimin më 2 qershor.
Data e re është vendosur për t’u mbajtur më 9 qershor.
Deri më tani kryetari i partisë socialiste ka mbajtur dy ture takimesh me emigrantët shqiptarë, një në Greqi dhe një në Itali.