Vendosni fjalën kyçe....

1 Qershori/ Presidenti Begaj dhe Zonja e parë presin fëmijët në presidencë


Presidenti i Republikës së Shqipërisë Sh.T.Z Bajram Begaj dhe Zonja e Parë pritën sot me rastin e 1 Qershorit, fëmijë nga e gjithë Shqipëria.

Festa bëri bashkë fëmijët e Bashkisë Vau i Dejës, artistët e Qendrës Kulturore të Fëmijëve të Durrësit, fëmijët e shtëpisë së foshnjës “Hannah dhe Rozafa” në Tiranë, fëmijë nga Shkolla “Ramazan Kabashi” në Tiranë, si dhe fëmijët të stafit të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe të Institucionit të Presidentit.

Presidenti i Republikës dhe Zonja e Parë falënderuan të vegjlit për praninë në festimim e përbashkët të kësaj dite të dashur për ta dhe uruan që të gjithë fëmijëve t’u plotësohen ëndrrat e dëshirat e bukura.

Nën tingujt e gëzueshëm të festës, qindra tullumbace u lëshuan në qiell nga të vegjlit si shenjë e ngritjes lart të ëndërrave fëmijërore.

Talentet nga kryeqyteti dhe shkolla te qyteteve të tjera, përcollën emocione tek të pranishmit përmes këngëve, valleve dhe  mesazheve për gjithëpërfshirje, dashuri dhe respekt e mirëkuptim për njëri- tjetrin, prindërir, gjyshërit e mësuesit.

Argëtim në këtë 1 Qershor sollën dhe artistët e Cirkut të Tiranës dhe animatorët gazmorë.

Përgjatë kësaj feste, fëmijët u argëtuan me muzikë, kërcime, këngë dhe lojra por ndanë dhe eksperiencat e tyre te veçanta duke përcjellë mesazhin e përkrahjes së njeri-tjetrit, për kapërcimin e pamundësive.

Aktiviteti festiv për 1 Qershorin, iniciativë e Zonjës Begaj është kthyer tashmë në një traditë të përvitshme në vlerësim të ditës së tyre të shënuar.