Gjatë prezantimit të programit elektoral për zgjedhjet e vitit 2025 nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i pranishëm ishte dhe Enkelejd Alibeaj, Sekretar i Përgjithshëm i PD.
Gjatë fjalës së tij, Alibeaj tha se duhet të bëhet veting për politikanët njëlloj si në drejtësi.
Pjesë nga fjala e Alibeajt:
Situata në vendin tonë është e vështirë, shkak patjetër është korrupsioni i cili ka kapluar vendin. Ne do të mbrojmë me çdo kusht gjyqësorin.
Ajo që ne do bëjmë është Veting, po njësoj si në drejtësi ashtu edhe në politikë.
Çdo politikani do i bëhet Veting-u, duhet të verifikohet pasuria e të ardhurat.
Ligji antimafia synon çlirimin e ekonomisë dhe besimin e qytetarëve pasi do verifikohet çdo kontratë, për çdo tender të gjitha kontratat PPP do të verifikohen me hollësi.
Dhe ajo që ne zotohemi të bëjmë është që të gjitha paratë e zhvatura do të gjurmohen e do u kthehen shqiptarëve.