Vendosni fjalën kyçe....

Incidenti/ Ambasadori britanik në Meksikë i drejton armën punonjësit, shkarkohet (Video)


Ambasadori britanik në Meksikë është shkarkuar pasi i drejtoi automatikun një punonjësi të ambasadës në një makinë, sipas raporteve të mediave dhe një videoje të incidentit që qarkullon në internet.

Videoja, e shpërndarë në X, tregon diplomatin e karrierës Jon Benjamin duke drejtuar armën drejt një personi, fytyra e të cilit është e paqartë.

“Në kontekstin e vrasjeve të përditshme në Meksikë nga kartelet e drogës, ai guxon të bëjë një veprim të tillë”, thuhet në një postim që shoqëron videon.

Më herët të premten, Financial Times raportoi se ambasadori ishte shkarkuar nga posti pas incidentit që tha se ndodhi në një udhëtim zyrtar në shtetet Durango dhe Sinaloa në prill.

Meksika është përfshirë prej kohësh nga dhuna e lidhur me kartelet ndërluftuese të drogës në vend, me rreth 30,000 njerëz të vrarë në vit.

“Ne jemi të vetëdijshëm për këtë incident dhe kemi ndërmarrë veprimet e duhura,” tha një zëdhënës i Minstrisë së Jashtme të Britanisë.

Faqja e Benjamin në LinkedIn thotë se mandati i tij si ambasador përfundoi në maj dhe një biografi e postuar në faqen e internetit të qeverisë për Mbretërinë e Bashkuar vëren se ai “ishte ambasador i Mbretërisë së Bashkuar midisviteve 2021 dhe 2024”.

As Benjamin dhe as ambasada e vendit në Meksikë nuk iu përgjigjën një kërkese për koment.