Kombëtarja shqiptare do të debutojë në Euro 2024 më 15 qershor në orën 21:00 ku përballë do të ketë Italinë në Dortmund. Një supersfidë plot emocione e drithërima që zë një vend të veçantë për të gjithë shqiptarët.
Skuadra ka nisur fazën përgatitore në Austri dhe trajneri Sylvinho do të ketë shoh me detaje të gjithë futbollistët, ndërsa do të ketë në dispozion edhe 2 miqësore, me Lihtenshtejn dhe Azerbajxhanin më 3 dhe 7 qershor, përpara nisjes së kompeticionit.
Listën e ka ezauruar, por puna e vështirë nis tani. Braziliani duhet të përgatisë formacionin titullar që do të ketë misionin e vështirë për t’i bërë ballë 3 superkombëtareve si Italia, Kroacia e Spanja. Mision në dukje i pamundur, por i tillë u tha edhe për kualifikimin e kuqezinjve, ndaj fusha thotë fjalën vendimtare.
Në Itali duket se kanë zbuluar formacionin që Sylvinho do të përdorë në Gjermani. Sky Sport raporton se kuqezinjtë do të luajnë me një modul 4-3-3 me Qazim Laçin që shton muskujt në mesfushë për t’iu kundërpërgjigjur kualitetit të kundërshtarëve.
Vetë Sylvinho tha që lojtarët e grumbulluar janë në bazë të kundërshtart, që shpjegon rikthimin e Abrashit, ndaj s’do të ishte aspak çudi ndryshimi i skemës.
Në kualifikuese luajtëm me një formacion ofensiv 4-2-3-1 që shpeshherë në pjesë të dytë bëhej me 2 sulmues. Në 11-shen e paraqitur nga Sky Sport, Nedim Bajrami mer rolin e sulmuesit të majtë, por bazuar në karakteristikat e tij, do të ketë detyra ndryshe nga ‘natyralët’.
Emri surprizë mund të quhet Rey Manaj, që sipas medias italiane fiton balotazhin me Brojën e Dakut në majën e sulmit, ndërsa pjesa tjetër nuk ndryshon.
Megjithatë, kjo mbetet thjeshtë një parashikim bazuar në rivalët e kuqezinjve. Trajneri Sylvinho thotë fjalën e fundit dhe merr të gjitha vendimet, ndaj do të ketë rreth 10 ditë kohë për të studiuar në imtësi 26 futbollistët e Shqipërisë.