Vendosni fjalën kyçe....

Nga 20 mijë euro bonus për beben e tretë, te prona, pensionet e bujqësia, Basha prezanton programin për zgjedhjet e 2025-ës


PD ka prezantuar sot programin për zgjedhjet 2025.

Kreu i PD-së Lulzim Basha ka prezantuar sot programin qeverisës për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025. Gjatë veprimtarisë që u mbajt në Parkun Olimpik Basha tha se qeverisja e PD-së do japë bonus për bebet deri në 2 mijë euro ndërsa për fëmijën e tretë 20 mijë euro.

Në program parashikohen gjithashtu subvencionim të plotë të interesave për kreditë për shtëpinë për çiftet e reja si dhe subvencione për bujqësinë.

Pjesë tjetër e programit të PD-së janë edhe dreka për nxënësit e shkollave, taksë të sheshtë 9%, tatim 9% përprofesionet e lira, zghidhjen e çështjes së pronës, etj.

Programi i PD-së i prezantuar nga Basha

  • Fondi për mirëqenien e familjes

2 mijë euro për çdo bebe. 20 mijë euro për femijën e tretë. 30 mijë çifte të reja shqiptare marrin subvencionim të plotë të interesave për kredi për shtëpinë

  • Mendje e shëndoshë, trup i shëndoshë

Drekë për nxënesit ne gjithe shkollat 9 vjecare dhe te mesme dhe shkolle gjate gjithe dites kurse kompjuteri, gjuhe te huaj, klasa arti dhe klasa sportive deri ne oren 16:00.

  • Nextgen

Trajnim/praktike punë e paguar 1 vjeçare për të marrë një profesion per 10mijë te rinj pas shkolles se mesme (qe nuk vazhdojne universitetin) por edhe për student të sapodiplomuar, si urë lidhëse mes shkollës dhe tregut të punës. Katër Kampuse Kombëtare ku do te trajnohen 25 mijë te rinj në fusha prioritare të teknologjisë së informacionit dhe programimit.

  • Taksë e sheshtë 9%

 

  • Taksë 9% për profesionet e lira

 

  • Prona

Zgjidhet menjëherë pa burokraci. Kthim i menjëhershëm i pronës aty ku është e lirë, kompensim me vlerë tregu ku është zënë. Lëshimi i obligacionit/bonove nga shteti, që paguhen çdo vit me 1/20 e vlerës. Regjistrim i pronave me parimin Uti Posidetis.

  • Mbështetje për familjet fermere

Çdo vit akordohen 100 milionë euro subvencione direkte për bujqësinë dhe blegtorinë. 50 milionë euro në infrastrukturë, për mbështetje të drejtëpërdrejtë. Përfitues 150 mijë fermerë.

  • Rritje pensionesh e bonus periodik

 

  • Statusi i të përndjekurit me vlerë monetare të barabartë me statusin e ish ushtarakut.

 

  • Shqiptarët për shqipërinë

5000 djem dhe vajza të moshës 18-22 vjec qe angazhohen ne 4 vite sherbim aktiv ne forcat e armatosura, bashke me trajnimin marrin nje profesion ose diplomohen me shpenzimet e shtetit. Paguhen si rezervistë deri në moshën 45 vjec.

  • Xhandarmëria Kombëtare

Njësia e zbulimit dhe rikuperimit të pasurisë së vjedhur për të gjitha pasuritë e vjedhura shtetit e publikut.

  • Gjykata e auditit

 

  • Zerimi i detyrimeve

Shteti merr persiper te zeroje cdo detyrim te qytetareve ne problematikat me natyre administrative ne raport me institucionet e shtetit.

  • Udhëtimi pa viza në SHBA brenda mandatit.