Vendosni fjalën kyçe....

Një grua i jep fund jetës duke u hedhur nga ura e Bunës në Shkodër


Një person është hedhur nga ura e Bunës në Shkodër duke i dhënë fund jetës. Sipas burimeve policore mësohet se është një grua.

Trupi i pajetë është gjetur brenda një kohe të shkurtër dhe është dërguar në morgun e spitalit rajonal të Shkodrës.

Pas këqyrjes së trupit rezulton se nuk kishte shenja dhune.  Policia dyshon se gruaja 63-vjeçare është vetëmbytur.

Grupi hetimor vijon hetimet për ta zbardhur të plotë këtë ngjarje.