Vendosni fjalën kyçe....

Politikani në Meksikë qëllohet për vdekje gjatë mitingut (Pamje të rënda)


Një politikan në shtetin Guerrero të Meksikës është qëlluar për vdekje gjatë një mitingu të fushatës.

Alfredo Cabrera ishte duke u takuar me votuesit në qytetin Coyuca de Benitez të mërkurën, kur një person i panjohur iu afrua dhe e qëlloi disa herë në kokë. Mësohet se autori i armatosur është vrarë në vendngjarje.

Cabrera ishte pjesë e një koalicioni që mbështet Xochitl Galvez, një biznesmene që aktualisht është e dyta në zgjedhjet presidenciale të vendit.

Vdekja e tij është më e fundit në një seri vrasjesh që kanë pllakosur zgjedhjet në Meksikë, me qeverinë që raportoi të martën se të paktën 22 persona që konkurronin për zyra lokale ishin vrarë që nga shtatori i kaluar.

Siguria do rritet përpara zgjedhjeve lokale dhe kombëtare të së dielës, me rreth 27,000 ushtarë dhe anëtarë të Gardës Kombëtare që do vendosen në ditën e votimit.