Vendosni fjalën kyçe....

Pranga djalit të Nehat Kullës, akuzohet për dhunë psikologjike ndaj njerkës


Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia pasi akuzoheet për dhunë ndaj njerkës.

Në pranga ka përfunduar Robert Kulla, i cili akuzohet për dhunë psikologjike ndaj njerkës e cila ka urdhër mbrojtjeje.

Ata kanë përplasje për pronësinë e vilës pasi të dy kanë certifikatë pronësie dhe akuzojnë njëri-tjetrin për falsifikim.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin R. K., 43 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Dhuna në familje”, “Vetëgjyqësia”, dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Ky shtetas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes së babait të tij, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje dhe me vetëgjyqësi i ka thyer çelësin e bravës.” – thuhet në njoftimn e policisë.

Robert Kulla është emër i njohur për policinë e Tiranës. Ai është arrestuar në shtator të 2016 si autor i dyshuar i një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, më 9 gusht të 2016.

Në shtëpinë e Kullës policia gjeti disa mijëra euro të cilat dyshoheshin se ishin grabitur në bankën e nivelit të dytë. Por prokuroria gjatë kësaj kohe nuk arriti të vërtetojë se paratë ishin të bankës dhe për këtë arsye kërkoi lirimin e tij disa ditë pas arrestimit.