Një 64-vjeçar është ndaluar në Tiranë pasi ishte në kërkim pasi është dënuar për ngacmim seksual.
Njoftimi
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 kapën shtetasin në kërkim P. Ç., 64 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë e ka dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Ngacmimi seksual”.
Një punonjës policie në doganën e Qafë Botës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pasi akuzohet për kontrabandë cigaresh.
Efektivi me iniciale B.H. u ndalua teksa transportonte me mjetin e tij 49 steka cigare të papajisura me pullën fiskale, me vlerë rreth 3500 euro.
Nga kontrolli i një dyqani në pronësi të policit u gjetën edhe disa qese me duhan pa pullë fiskale.
Sipas AMP-së efektivi në fjalë në mënyrë periodike, gjatë kohës që ka qenë me shërbim në Qafë Botë, kalonte mallra kontrabandë për të furnizuar biznese të ndryshme në Sarandë, në një vlerë që përllogaritet të jetë rreth 10,000 euro në muaj nga shitblerja e mallrave.