Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për të plagosur


Raportohet se disa persona janë plagosur, ku disa janë në gjendje të rëndë, pas një sulmi me armë në dy lokacione, duke përfshirë një sallon flokësh në qytetin gjerman të Hagenit.

Një zëdhënës i policisë i tha transmetuesit Westdeutscher Rundfunk, situata ishte “dinamike”, përcjellin mediat.

Skena e krimit dhe zona përreth në lagjen Hagen-Eilpe të qytetit janë rrethuar dhe policia është aktualisht në një operacion në shkallë të gjerë në qendër të qytetit Hagen dhe në periferi Eilpe.

Siç raportoi policia e Hagenit përmes X, indikacionet fillestare sugjerojnë se krimi mund të jetë “i lidhur me probleme familjare”.