I pyetur në lidhje me akuzat ndaj vëllait të tij Olsi Rama, kreu i qeverisë e ka cilësur ndërhyrjen e investigimit të RAI3 si të neveritshme ku thekson se nuk ka asnjë lloj lidhje me atë çfarë thuhet.
Ai shton se akuzat ndaj Olsi Ramës janë ngritur për faktin se ai është vëllai i kryeministrit.
Në lidhje me hetimet Rama thotë se pas publikimit në emision vëllai i tij ka ai ka paraqitur padi për shpifje dhe që i duhet lënë në dorë drejtësisë
Pjesë nga intervista
Rai3: Ne kemi përmendur edhe vëllain tuaj, Olsi Rama.
Rama: Që është një tjetër ndërhyrje e neveritshme në jetën e dikujt që nuk ka asnjë lidhje, në jetën e dikujt që akuzohet vetëm se është im vëlla, sepse fakti nuk ekziston. Po ashtu, ai ka ngritur edhe padi dhe tani shpresoj që edhe kjo gjë do të sqarohet nga prokuroria e posaçme. Po, e kuptoni? Ju jeni shërbimi publik italian, nuk jeni një kanal shqiptar që bën si të dojë, sepse, në fund të fundit, të flasësh për të tilla gjëra të thuash që, i vëllai, aaa është akuzuar. I akuzuar nga kush, i akuzuar për çfarë? Pastaj, ku janë provat? Pastaj, këto “prova”, janë tani, shpresoj nën hetim.
Rai3: Di që është rihapur hetimi pas emisionit.
Rama: Janë nën hetim, pasi ai ka paraqitur padi për shpifje, kështu që këtu i duhet lënë në dorë drejtësisë. Por t’i marrësh gjëra të tilla e të formosh një mozaik me copëza që janë të gjitha gjysmë të vërteta. Janë të gjitha gjysmë të vërteta dhe për këtë arsye gjysmë të vërtetat janë gënjeshtrat më të mëdha, mashtrimet më të mëdha.