Vendosni fjalën kyçe....

Bulqizë, ra në kontakt me rrymën elektrike teksa peshkonte, humb jetën 30-vjeçari 


Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Bulqizë, përkatësisht në lumin e fshatit Sofraçan.

Një 30-vjeçar ka humbur jetën ditën e sotme, pasi teksa peshkonte me gjenerator, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka humbur jetën.

30-vjeçari i identifikuar me inicialet K.K. po peshkonte në lumin e fshatit Sofraçan.

“Rreth orës 17.30, në lumin e fshatit Sofraçan, shtetasi K.K., rreth 30 vjeç, duke peshkuar, dyshohet me gjenerator ka rënë në kontakt me rrymën elektrike, dhe për pasojë ka humbur jetën”,-njofton policia.

Grupi hetimor po kryen hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.