Gazetari Arben Rusta ka reaguar pas intervistës që Arben Ahmetaj ka dhënë për emisionin Report në Rai3 ku sipas një shkrimi të Il Fatto Quotidiano ish-zëvendëskryeministri ka folur për takimin e Ramës me personazhe të krimit.
Gazetari Rusta thotë se nëse Ahmetaj do thotë në emisionin që transmetohet në mbrëmje se Rama ka takuar Arsen Rustën atëherë ai spo thotë asgjë të re por thjesht po riciklon mbetje nga inceneratorët mediatik të gjobave.
Ai thotë se Luftar Hysën mund ta takojë kushtë se nuk është as kriminel, as i dënuar e as i kërkuar për shkelje të ligjit.
“Për të gjithë Tallavanë e Lajmeve BOOMB
Nëse Arben Ahmetaj sot do thotë që Edi Rama ka takuar bosët e mafias në zyrë! E ky bos na qënka Luftar Hysa !
Jo vetëm që s’po thotë asgjë por po riciklon mbetje nga inceneratorët mediatik të gjobave.
Familjen Hysa e takoj edhe unë
Luftarin e Takoj edhe unë
I takon çdo shqiptar, i keni në Belshin e Sami Frashërit, e 85 liqeneve. Derë hapur e me rregulla e tradita të zonës. Jo sot as dje por prej dekadash.
Po Luftari so as Kriminel as i Dënuar as i Kërkuar o Tigro!
Ti di shumë e mund të thuash ç’të duash por ama të thuash që takon Boss Mafie se ka takuar Luftar Hysën, ti e di mirë që kjo s’është e vërtet”-shkruan Rusta.