Vendosni fjalën kyçe....

Rama në RAI3 për akuzat e Ahmetajt: Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen


Në intervistën për RAI3 Rama u pyet dhe në lidhje me akuzat e Arben Ahmetajt të cilat i cilëson si akuza që nuk duhen marrë seriozisht.

Më tej ai ironizon duke thënë se nuk është në djeni me kë emisioni Report në RAI3 ka kontaktuar dhe se nuk do tju  besojë shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit.

Pjesë nga intervista

Rai3: Kemi folur me një eksponent, ish-eksponent të rëndësishëm të qeverisë suaj, i cili pretendon se vitet e kaluara, shpesh, gjatë mbledhjeve zyrtare të qeverisë, ka paralajmëruar për kanabizimin  dhe se ju keni thënë që do të jetë një “boost”, një kontribut i rëndësishëm për ekonominë, do të zhvillojë shqiptarët. A është e vërtetë?

Rama: Nuk di me kë keni folur, po unë nuk do iu besoja shumë atyre që flasin pasi nuk ua ngroh më të ndenjurat karrigia e pushtetit. Kështu e mendoj unë. Nuk janë njerëz që duhen marrë seriozisht, por vetëm mund të mëshirohen.

Rai3: I njëjti person pretendon se në këtë zyrë kanë ardhur edhe shefat e organizatave kriminale shqiptare dhe që ju i keni takuar këtu.

Rama: I njëjti burim.

Rai3: Po.

Rama: Atëherë, duhet të jetë një burim tërësisht i ndotur dhe duhet të ketë probleme me drejtësinë.

Rai3: E, megjithatë, ka mbajtur poste shumë të rëndësishme në qeveritë tuaja.

Rama: Ah! Kemi një thënie ne në Shqipëri, “pyll pa derra nuk ka”.