Vendosni fjalën kyçe....

Rama për reformën në drejtësi: Po jep rezultate, politika nuk ka më aftësinë për të kontrolluar gjyqësorin


Gjatë intervistës së RAI3, Kryeministri Edi Rama u pyet mbi reformën në drejtësi, ku tha se reforma po jep rezultate.

Kreu i qeverisë deklaroi se reforma është duartrokitur nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar.

Rama shtoi se politika nuk ka më aftësinë për të kontrolluar sistemin gjyqësor.

“Një reformë drejtësie që është duartrokitur nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar dhe që po jep rezultate, sepse që nga momenti që Shqipëria u bë e pavarur nga Perandoria Osmane e deri në ditët tona, për herë të parë në historinë tonë, politika nuk ka më aftësinë për të kontrolluar sistemin gjyqësor. Për herë të parë në historinë tonë, ka subjekte politike të lidhura me qeverinë, me këtë shumicë që e deshi këtë reformë, të lidhur edhe me palën tjetër, që kanë dalë përpara gjykatësve dhe gjyqtarëve të kësaj strukture të posaçme. Dhe ju e merrni këtë emër, të një personi që kurrë, kurrë nuk është akuzuar me asnjë fakt në dorë për korrupsion ose për bashkëpunim për çfarëdolloj gjëje”, theksoi ai.