Vendosni fjalën kyçe....

96-vjeçari Rupert Murdoch martohet për herë të pestë, kurorëzon fejesën me shkencëtaren ruse


Manjati i medias, Rupert Murdoch, u martua me biologen molekulare në pension, Elena Zhukova, të shtunën në Moraga, prona me vreshta e tij ë lagjen Bel Air të Los Angeles.

Çifti njoftoi fejesën në mars dhe kaloi pak kohë jashtë vëmendjes gjatë fazave të hershme të lidhjes së tyre, duke pushuar në Mesdhe në bordin e superjahtit “Christina O”, sipas Daily Mail.

Murdoch, 93 vjeç, thuhet se u takua me nusen e tij 67-vjeçare përmes gruas së tretë të manjatit, Ëendi Deng dhe vajzës së Zhukova, Daria Zhukova, të cilat janë mikesha të ngushta.

Elena Zhukova, e cila studioi prodhimin e insulinës dhe diabetin në Universitetin e Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA), ishte martuar më parë me investitorin miliarder rus Alexander Zhukov. Vajza e tyre Daria ishte e martuar me miliarderin rus dhe ish pronarin e Chelsea FC Roman Abramovich midis 2008 dhe 2018.

Martesa e pestë e Murdoch vjen më pak se një vit pas një fejese të anuluar me Ann Lesley Smith, një higjieniste dentare në pension, e kthyer në moderatore konservatore të radios.

Manjati dhe familja e tij kanë një pasuri neto prej rreth 20 miliardë dollarësh, sipas profilit të tij në Forbes.

Murdoch u tërhoq nga bordet e Fox dhe News Corp në shtator, duke lënë djalin e tij Lachlan si drejtues të perandorisë mediatike që ai kishte ndërtuar gjatë shtatë dekadave të fundit. Asetet e News Corp përfshijnë The Wall Street Journal, The Times, The Sun, Fox News dhe Sky News Australia.