Vendosni fjalën kyçe....

AKEP: Pirateria online shqetësim, çmimet e shërbimit celular në rritje nga 2022


Nga viti 2022 dhe në vijim ka pasur një tendencë në rritje të çmimeve për shërbimet celulare.

Këtë e ka bërë të ditur drejtuesit i Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), Tomi Frashëri ditën e sotme gjatë raportimit për prezantimin e raportit të AKEP për 2023 në Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin.

Frashëri bëri me dije se AKEP është në monitorim të tregut.

“Çmimet kanë filluar që të kenë një tendencë në rritje nga 2022 e këtej, ne jemi në monitorim të tregut dhe në dialog me kompanitë. Është kohë e shkurtër për të thënë ka ose jo abuzime”, tha ai.

Mbi indeksimin e çmimit në kontratë, Frashëri tha se është vendosur që qytetarët që kanë bërë kontratë për herë të parë mund të tërhiqen pas 3 muajve të parë.

Sipas tij, janë rreth 450 qytetarë që janë tërhequr nga operatori pasi kanë bërë një kontratë.  

“Është e drejta e operatorëve që të aplikojnë rindeksimin e çmimit në kontratë në bazë të normës së inflacionit. Është njoftuar që do të bëhet para disa vitesh dhe AKEP ka vënë kusht që të mos aplikojë para 2024 për shkak edhe të efekteve të luftës në Ukrainë dhe ka kërkuar që për pajtimtarët me kontratë të re informacioni të jetë i plotë dhe transparentë. 

Ata që kanë bërë kontratë për herë të parë mund të  të tërhiqen nga kontrata pa penalitet në 3 muajt e parë. Janë 450 pajtimtarë që janë ushtruar këtë të drejtë dhe janë tërhequr nga operatori.  Njëri nga operatorët ka vendosur që ta zbatojë indeksimin për çmimin në kontratë duke filluar nga 1 qershori 2024, ndërsa operatori tjetër nuk do ta zbatojë për këtë vit”, tha ai.

Sa i përket abuzimeve nga ana e kompanive për ofrimin e internetit, pasi qytetarët ankohen se marrin më pak internet sesa i premtohet në kontratë, Frashëri tha se nuk ka një instrument që të bëjë të mundur këtë matje.

“Ne në AKEP nuk kemi ankesa në numër domethënës që kanë të bëjnë me këtë lloj pretendimin. Duhet bërë kujdes për internetin dhe përdorimin e tij, sepse sot shkarkohen produkte që kanë kapacitet të lartë dhe përdorimi i internetit për të shkarkuar çdo gjë bënë që interneti të konsumohet.

 Nuk ka një instrument të mirëfillt për të matur e sa Gigabyte është përdorur, ose nuk nga operatorët nuk është dhënë aq sa është në kontratë. Ne kemi hyr në dialog me operatorët dhe ata nuk verifikojnë dot asnjë rast që është vjedhur internet nga operatori”, tha ai.

Nga 1 janari 2025 do të nisë edhe implementimi i teknologjisë 5 G në komunikimet elektronike.

Për drejtuesin e AKEP, kjo kërkon edhe investimet e duhura financiare.

“Për 5 g në komunikimet elektronike, AKEP ka marr iniciativë për të shpejtuar implementimin e kësaj teknologjie.  Do filloj implementimi që nga 1 janari 2025, do duhet që të bëhen investimet e duhura fillimisht financiarisht dhe teknologjikisht. Jemi vonë prandaj AKP vendosi që brezin e 3.5 megaherz ta vendos në përdorim të 5 g. Do filloj që të implementohet nga viti 2025 fillimisht në qytetet e mëdha”, tha ai.  

Shqetësimin mbetet pirateria online, për të cilën Frashëri tha se ka pasur gjoba ku nuk janë zbatuar detyrimet për mbylljet e faqeve online.

“Për piraterinë online AKEP ka qenë bashkënismëtar i një taskëforce me AMA-në që ka funksionuar jo keq, madje janë gjobitur ISP-të që nuk kanë zbatuar detyrimet për mbylljet e faqeve ose aspekte të tjera të teknologjisë”, tha ai.