Kreu i Rithemelimit Sali Berisha u bëri thirrje qytetarëve që të protestojnë të enjten para parlamentit në orën 11:00 për të karkuar largimin e qeverisë Rama dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme nën qeveri teknike.
Në një deklaratë nga banesa ku ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit 2023, pasi po hetohet për privatizimin e ish-kompleksit Partizani, ai tha se Edi Rama, i vëllai Olsi Rama e qeverisja e tij janë damkosur si bosët më të rrezikshëm të mafias në Evropë.
Duke iu referuar investigimit të emisionit Report në RAI3, Berisha tha se narkosjhteti i Ramës dëboi shqiptarët, grabiti pasuritë publike dhe mobilizopoi mafian ndërkombëtare për zhdukjen e opozitës shqiptare.
Deklarata e Berishës
“Shqipëria sot paraqitet para opinionit publik, evropian dhe botëror, si gazi i dheut, si shteti i mafias, drogës dhe krimit.
Në dokumentarin e mbrëmshëm të RAI-3, emisioni më i ndjekur i të gjithë medieve italiane, në shkrimin e djeshëm të Bild për narkoshtetin shqiptar, Edi Rama, vëllai i tij Olsi, qeveritarët, leitnantët damkosen përfundimisht si bosët më të rrezikshëm të mafias në Europë.
Them më të rrezikshëm sepse këta janë mafiozët në pushtet.
Është ky narkoshtet që ne denoncuam para jush, me forcën më të madhe dhe opinioni publik botëror që me instalimin e tij, me vendimin e kanabizimit të Shqipërisë, i cili dikton tashmë çdo ligj, çdo kod, çdo rregull.
Është ky narkoshtet që me fuqinë e tij, ndërmori agresionin më të pashembullt ndaj shqiptarëve.
I zhbiu ata, i zboi ata si kurrë në histori nga vatrat e tyre.
Është ky shtet i krimit dhe mafias, që nuk njeh ligje, kushtetutë dhe as norma. Që mobilizoi mafian ndërkombëtare në një sulm të pashembullt për shkatërrimin e opozitës shqiptare, si zëdhënëse e vetme e qytetarëve të ndershëm shqiptarë, e atdhetarëve shqiptarë.
Është ky narkoshtet me në krye Edi Ramën që po ndan me familjarët e vet fonde dhe pasuri publike të shqiptarëve si në asnjë vend tjetër.
Arben Ahmetaj është dëshmitarë okularë. Është njeriu që i ka parë në zyra Pëllumb Gjokat, Troplinët, Abdylët, Ndokët, Rrajat, Dervishët, Çelët, duke marrë urdhra kundër opozitës.
Bajrët për vjedhjen e votave.
Është Arben Ahmetaj që ka parë aty Edi Ramën, siç kemi njoftuar tek miratonte planet e resorteve të tyre.
Qytetarë dhe qytetare!
Në mënyrë të përsëritur kemi denoncuar dyshimet shumë të mëdha që ekzistojnë në përdorimin e ‘Ismailit’, avionit taksi të Edi Ramës për transportin me baule diplomatike të ngarkesave të mëdha të narkoeurove dhe kokainës.
Pra, jemi siç e shifni, në një narkoshtet që me tentakulat e tij ka zhdukur votën e lirë. Po plaçkit pasuritë e shqiptarëve dhe i dëbon ata jashtë vendi.
Të dashur qytetarë dhe qytetare!
Ky ishte vetëm një kapitull dhe ju garantoj, vetëm maja e ajsbergut të narkoshtetit shqiptar.
Se në rast se do të njiheshit me dosjet e ‘Metamorfozës’ me dosjet e 7 familjeve mafioze, bosët e të cilëve u larguan pa u hyrë ferra në këmbë, nga Shqipëria.
Në rast se do të njiheshit me përmasat e dosjes McGonigal, me përmasat e mafias tjetër ndërkombëtare që me Edi Ramën në aleancë, vepron kundër shqiptarëve dhe interesave të tyre, ju do të kuptonit se ajo që keni dëgjuar, është thjeshtë një kapitull, apo si të thuash maja e ajsbergut e asaj që ju kërcënon qenin tuaj, kërcënon fëmijët tuaj, kërcënon pasuritë tuaja, kërcënon jetën tuaj.
Ndaj dhe qytetarë dhe qytetare, ju bëj thirrje ditën e enjte në orën 11:00, të grumbullohemi para parlamentit të krimit për të protestuar dhe kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kreut të narkoshtetit shqiptar, Edi Rama.
Kalimin në një qeveri teknike dhe natyrisht zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Beteja jonë për largimin e të keqes së madhe që quhet Edi Rama, është betejë për jetë a vdekje, për të ardhmen tonë, të fëmijëve tanë, integrimin europian të Shqipërisë.
Ndaj dhe ftoj shqiptarët të lënë çdo gjë, të mblidhemi para parlamentit në orën 11:00 të enjten që vjen.
O sot o kurrë.
Faleminderit, fitore!”