Vendosni fjalën kyçe....

Denoncimet e Ahmetajt, Balliu: Qytetarë çohuni, Rama ka nxjerrë në shitje Shqipërinë


Shef i Organizimit në Partinë Demokratike të Rithemelimit, Klevis Balliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të ngrihen dhe të mbrojnë veten.

Pas deklaratave të ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, i cili tha se “grupet kriminale marrin tendera pubike”, Balliu u shpreh se kjo është një kambanë alarmi. Balliu në një reagim në ‘Facebook’, thekson se krimi organizuar dhe droga janë adresa themelore e qeverisë dhe e kryeministrit Rama.

“Media shtetërore Italiane dhe Bild me zë dhe figure te Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj denoncon lidhjet me krimin. Korrupsioni, krimi organizuar, droga dhe kriptovaluta, janë adresa themelore e qeverise dhe kryeministrit te saj. Kryetari bashkisë, ministrat dhe kapistrat e qeverisjes, i gjithë ingranazhi shtetëror janë te molepsur, te përfshirë ne droge dhe vjedhje, vrasje dhe kërcënime”, shkruan Balliu.

Reagimi i Balliut:

Kembana tronditese per shtetin dhe kryeministrin narkotrafikant!

Shtypi boteror demaskon me fakte njesoj si opozita.

E cila ka shperthyer prej vitesh ne akuza per kete situate te rende kriminale dhe akteve te nje tradhtie kombetare.

Media shteterore Italiane dhe Build me ze dhe figure te Zv.Kryeministrit Arben Ahmetaj denoncon lidhjet me krimin.

Korrupsioni, krimi organizuar, droga dhe kriptovaluta, jane adresa themelore e qeverise dhe kryeministrit te saj.

Kryetari bashkise, ministrat dhe kapistrat e qeverisjes, i gjithe ingranazhi shteteror jane te molepsur, te perfshire ne droge dhe vjedhje, vrasje dhe kercenime.

Per shkak te degradimit, narkotrafikanti Edi Rama ka nxjerr ne shitje atdheun.

Dhe po i fut nje thike ne zemer fateve perspektive te tij.

Kembanat bucasin!

Shpirti shqiptar eshte goditur ne palce.

Cohuni!

Mbroni veten, vetja juaj eshte atdheu juaj.

Eshte shume e thelle plaga e krimit por ta dini qe eshte me e thelle ajo qe ska dale akoma.