Vendosni fjalën kyçe....

Gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi, pritet të bëhet zgjim gradual për daljen nga koma


 

Kur kanë kaluar 5 ditë nga shtrimi në spital, gjendja shëndetësore e avokatit Sokol Mëngjesi është e stabilizuar.

Sipas BalkanWeb se ditën e sotme i është bërë një skaner dhe burime nga spitali i Traumës bëjnë me dije se sipas skanerit gjendja është e stabilizuar.

Pas 5 ditësh, sot mjekët kanë nisur edhe uljen e medikamenteve që e mbajnë në gjumë, për të nisur tentativat për ta zgjuar nga koma, e cila zgjat në kohë si proces.

Kujtojmë se prej disa ditësh Sokol Mëngjesi ndodhet i shtruar në spitalin e Traumës, ku raportohej se ishte në gjendje të rëndë, pasi një grup të rinjsh e dhunuan me mjete të forta në kryeqytet.