Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Shkatërrimi i arsimit sjell shpopullimin, Rama përdor kanabizimin për të mbajtur pushtetin


Presidenti i Partisë Ilir Meta, në mbledhjen e Kryesisë politike të PL, ka folur në lidhje me situatën në arsimin shqiptar.

Meta tha se duke shkatërruar situatën ekonomike të mësuesve dhe pedagogëve, nxitet largimi i shumë familjeve shqiptare si pasojë e nivelit të ulët arsimor dhe rraskapiten mësuesit për të siguruar jetesën.

Ai tha se kreu i qeverisë Edi Rama ka qëllim konsolidimin dhe krijimin e narkoshtetit.

“Duke shkatërruar situatën ekonomike të mësuesve dhe pedagogëve, nxitet largimi i shumë familjeve shqiptare si pasojë e nivelit të ulët arsimor dhe rraskapiten mësuesit për të siguruar jetesën.

Qëllimi dhe vizioni i Ramës, është ai i konsolidimit të një narkoshteti që nuk ka nevojë për mendje krijuese dhe kritike.

Rama ka përdorur kanabizimin për të mbajtur pushtetin me çdo çmim, siç e theksoi edhe dje ish zv. Kryeministri i tij në RAI3”, tha Meta.