Nënkryetari i Rithemelimit Bardhi hodhi dyshime për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit.
Në mbledhjen e nënkomisionit numri dy i Rithemelimit hodhi dyshime për verifikimin e përzgjedhjen nga Genc Gjonçaj.
Bardhi tha se Gjoncaj ka skualifikuar nga gara Entela Shehajn për arsye se nuk ka plotësuar “Deklaratën e interesave vjetore të të ardhurave” në vitin 2012-13-14, pa qenë kriter detyrues për të vijuar garën si dhe Përparim Kalon.
“Memishaj, me vërtetim të Dhomës Kombëtare të Avokatisë, përmbush kriterin e parashikuar dhe ka shlyer të gjitha detyrimet ndaj Dhomës së Avokatisë. Përparim Kalo e vërtetë që ka ushtruar për një vit e gjashtë muaj anëtarin e Gjykatës Kushtetuese, por përsa kohë ka kryer një funksion kushtetues dhe për një periudhë të konsiderueshme kohore ka ushtruar profesionin e avokatit ai e përmbush kritetin e përcaktuar”, tha Bardhi.