Vendosni fjalën kyçe....

PL, Xhixho: Kriza ka kthyer në luks ushqimet bazë për pensionistët dhe familjet në nevojë


Zëvendës presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, u shpreh se kriza e çmimeve ka thelluar varfërinë e shqiptarëve dhe i ka kthyer në luks ushqimet bazë për familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho shkruan se hendekun e madh mes Europës dhe Shqipërisë e sheh më shumë se kudo tjetër te niveli i çmimeve të shportës.

Postimi:

Shqiptarët i paguajnë dyfish produktet e shportës me rrogat më të ulëta në Europë, krahasuar me Italinë me rroga shumë më të larta.

Kriza e çmimeve e ka thelluar varfërinë e shqiptarëve dhe i ka kthyer në luks ushqimet bazë për familjet me të ardhura të ulëta dhe pensionistët.

Hendekun e madh mes Europës dhe Shqipërisë e sheh më shumë se kudo tjetër te niveli i çmimeve të shportës.

Ja disa të verteta :

Në Itali, pensioni minimal social është 525 euro

Më shumë se gjysma e pensionistëve italianë marrin të paktën 750 euro në muaj

Paga minimale në Itali e kalon të paktën dy herë atë në Shqipëri

Por nga ana tjetër, çmimet janë më të ulëta se në Shqipëri, ku:

Ndihma ekonomike është 19-99 euro për familje

Pensioni bazë- 88 euro

Paga minimale – 400 euro

Nderkohë çmimet në Shqipëri shumë më të shtrenjta se në Itali:

Vaji

Në Itali – 1.89 euro

Në Shqipëri – 3.5 euro

Makaronat

Në Itali – 0.99 euro

Në Shqipëri – 2 euro

Qumësht i skremuar

Në Itali – 0.85 euro

Në Shqipëri – 1.5 euro

Miell

Në Itali – 0.55 euro

Në Shqipëri – 1 euro

Italianët me të ardhura mujore disafish më shumë, i blejnë më lirë produktet e shportës.

Më shumë se çdo gjë tjetër, ky hendek flet për mungesën e shtetit social dhe qeverisjen e korruptuar, e cila qytetarin e ka të fundit në listën e prioriteteve.

Shqiptarët janë të fundit në Europë për fuqinë blerëse dhe për pagën minimale.

Janë të fundit për nivelin e pensioneve dhe skemat e ndihmës sociale. Sepse për qeverinë që i drejton, të parët janë klientët e saj, me të cilët ndahen paratë e shqiptarëve të zhytur në varfëri.