Një person është plagosur me sende të forta në Shkodër.
Ngjarja ka ndodhur pranë kopshtit “Tom Kola” në lagjen Rus.
I plagosur ka mbetur 62-vjeçari Vladimir Bruçi, i cili është paraqitur në spitalin e qytetit me dëme në trup, ndërsa autorët e dyshuar nuk dihen ende.