Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid zyrtarizon Kylian Mbappe


Pasi fituan trofeun e Champions League, Real Madrid ka zyrtarizuar Mbappe. Ylli francez, i cili vjen nga PSG si lojtar i lirë, ka firmosur për 5 vitet e ardhshme.  Statistikat e sulmuesit janë fantastike, ai ka realizuar mbi 100 gola me ekipin parizien.

25-vjeçari i pati fillimet e veta te Monaco, skuadër në të cilën ra në sy me paraqitjet e tij. Me interes të madh pritet te shihet përformanca e tij në Madrid, ku sipas asaj që bëhet e ditur, lojtari do të mbajë mbi supe fanellën me numër 9.