Vendosni fjalën kyçe....

Refuzimi i kërkesave për informacion, Monika Kryemadhi: Sjellje antiligjore që pengojnë rolin kontrollues të Kuvendit


 

Monika Kryemadhi ka mbajtur një konferencë për shtyp nga Kryesia e Kuvendit.

Ajo ka deklaruar se kërkesat e deputetëve për informacion, refuzohen, ndërsa shtoi se kjo ul besueshmërinë e publikut ndaj institucioneve.

Sipas saj refuzimi është një sjellje antiligjore që pengon rolin kontrollues të Kuvendit.

“Refuzohen kërkesat për informacion, referuar edhe kërkesave të mia në rastet e inceneratorëve. Sjellje antiligjore që pengojnë rolin kontrollues të Kuvendit.

Ulet besueshmëria e publikut. Mosdhënia e informacionit vijnë nga drejtuesit e institucioneve.

Pr. ligji i propozuar sot thotë se nëse drejtuesit nuk japin informacion, parashikohen masa administrative. Pr. ligji besoj se do të mbështetet nga të gjithë deputetët, sepse fuqizon rolin e tyre.

Kanë konstatuar bllokime të dhënies së informacioneve”, tha ajo.