Shqipëria luan sot ndeshjen e parë miqësore përgatitore para Euro 2024 përballë Lihtenshtejnit, me trajnerin Silvinjo që do të kërkojë të shohë në veprim disa prej futbollistëve të grumbulluar.
Tekniku brazilian ka aktivizuar titullar Armando Brojën dhe pikërisht sulmuesi që presin të gjithë shkëlqimin e Europian, ka gjetur rrugën e rrjetës.
Në minutën e 31-të Broja merr një top në zonë dhe me qetësi e dërgon pas shpinës së portierit kundërshtar, duke kaluar kuqezinjtë në avantazh, 1-0.