Drejtuesja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian (KKIE) dhe deputetja demokrate, Jorida Tabaku, ka shprehur shqetësimin se në Shqipëri mungon një strategji për të dalë nga kurthi i korrupsionit. Gjatë fjalës së saj në KKIE, Tabaku theksoi se shqiptarët po jetojnë në një nga vendet më të korruptuara.
Ajo përmendi disa nga sfidat kryesore, përfshirë luftën kundër blerjes së votave dhe pastrimin e parave, që sipas saj, vijnë jo vetëm nga krimi i organizuar por edhe nga korrupsioni në nivelet më të larta. Duke u mbështetur në raportin e SPAK (Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar), Tabaku ngriti disa pyetje mbi efektivitetin e luftës kundër korrupsionit dhe theksoi se kjo luftë duhet të nisë nga parandalimi.
Sipas Tabakut, ministria përgjegjëse për luftën kundër korrupsionit duhet të zhvillojë një plan dhe strategji të qartë për të implementuar masat parandaluese. Ajo vuri theksin në rëndësinë e një qasjeje sistematike dhe të koordinuar për të adresuar korrupsionin dhe për të forcuar integritetin institucional në Shqipëri.
“Pak javë më parë në Komisionin e Ligjeve raportoi kryetari i SPAK. Shqetësimi mbi luftën kundër blerjes së votës është ngritur prej meje një vit e gjysmë më parë duke kërkuar realisht prej SPAK një strategji për luftën kundër blerjes së votës që bëhet edhe nga paratë e korrupsionit. Ndjehem mirë teksa dëgjoj se do ketë një strategji të tillë që do të na prezantohet në janar 2025,
E dëgjova shqetësimin e SPAK në lidhje me pastrimin e parave që vjen jo vetëm nga krimi organizuar por edhe nga korrupsioni i niveleve të larta. Mjaftojnë disa dosje të publikuara nga SPAK që tregojnë se si paratë e korrupsionit janë pastruar përmes ndërtimit apo blerjeve të pronave. Një vit më parë grupi parlamentar i Partisë Demokratike propozoi ndryshime të qarta ligjore për të parandaluar pastrimin e parave përmes fondeve të korrupsionit që fatkeqësisht u rrëzua”, tha Tabaku.
Fjala e Jorida Tabakut
“Një vit më parë beteja e opozitës nga Këshilli Kombëtar i Integrimit Europian ka qenë vendosja përpara përgjegjësisë qeverinë që mohonte korrupsionin dhe endemizmin e tij në gjithë strukurën e shtetit shqiptar. Ndërkohë që SPAK vazhdonte një betejë për luftën kundër korrupsionit, ndërsa opozita shkonte për të dorëzuar në SPAK kallëzimet penale të çështjeve që ka denoncuar me kohë kishim një qeveri që mohonte edhe pse raportet e ndryshme përfshirë dhe raportin më të rëndësishëm që ne analizojmë në këtë Këshill, Progres raportin flisnin për rritjen e korrupsionit.
Kritika e opozitës ishte e njëjtë me atë të Progres Raportit 2023; Shqipërisë i mungonte dhe i mungon një strategji se si të dalë nga kurthi korrupsionit. Shqiptarët jetojnë sot në vendin më të korruptuar pasi qeveria nuk ka ende një strategji. Ndërkohë që kërkesa e opozitës për të ngritur në nivel ministerial luftën kundër korrupsionit morri një përgjigje nga qeveria që pranoi të bënte disa hapa pas duke parë realitetin dhe jo duke i besuar propagandës.
Pak javë më parë në Komisionin e Ligjeve raportoi kryetari i SPAK. Shqetësimi mbi luftën kundër blerjes së votës është ngritur prej meje një vit e gjysmë më parë duke kërkuar realisht prej SPAK një strategji për luftën kundër blerjes së votës që bëhet edhe nga paratë e korrupsionit. Ndjehem mirë teksa dëgjoj se do ketë një strategji të tillë që do të na prezantohet në janar 2025,
E dëgjova shqetësimin e SPAK në lidhje me pastrimin e parave që vjen jo vetëm nga krimi organizuar por edhe nga korrupsioni i niveleve të larta. Mjaftojnë disa dosje të publikuara nga SPAK që tregojnë se si paratë e korrupsionit janë pastruar përmes ndërtimit apo blerjeve të pronave. Një vit më parë grupi parlamentar i Partisë Demokratike propozoi ndryshime të qarta ligjore për të parandaluar pastrimin e parave përmes fondeve të korrupsionit që fatkeqësisht u rrëzua.
Sikundër një tjetër propozim i grupit parlamentar të PD në lidhje me çështjet e Prokurimeve Publike, krijimin e një pasaporte publike të tenderave u rrëzua nga shumica edhe pse shkonte konform shqetësimeve të ngritura në progresraportin e BE, shqetësimeve në raportin e SPAK dhe shqetësimeve nga dhomat e ndryshme tregtare.
I mora këto tre shembuj në hyrje të kësaj mbedhje për të dëshmuar që kemi qenë këtu për të folur se si mund dhe duhet parandaluar korrupsioni. Kemi propozuar mënyrë dhe rrugë se si mund të jemi efektivë dhe se si parlamenti mund të jetë një armë në shërbim të kësaj lufte duke mos ia ngecur gjithë peshën SPAK. Prandaj kam përsëritur mungesën e një vullneti politik dhe sot na duhet të kuptojmë sa real është ky vullnet.
Pyetje bazuar mbi Progres-raportin dhe raportin e SPAK;
– Lufta kundër korrupsionit duhet të nisë nga parandalimi. A ka ministria e luftës kundër korrupsionit një plan dhe strategji se si duhet të implementohet parandalimi?
– Qeveria ka implementuar disa strategji në luftën kundër korrupsionit, janë katër apo 8 të tilla. Ndonëse ajo ka deklaruar efektivitetin e tyre ne shohim që ka një përkeqësim ku nga petty corruption kemi kaluar në nivele të tjera korrupsioni. A ka hapësira si mund të luftohet?
– Siç edhe SPAK shkruan në raport, vërehet se si funksionarë të lartë përdorin forma në dukje ligjore për të përfituar para nga buxheti i shtetit. Raste të tilla ka plot; cfarë plani pune operative ka qeveria shqiptare për të bllokuar këto rrugë?
– A ka kryer ministria juaj që më herët ka qenë një drejtori dhe znj Pirdeni koordinatore e luftës kundër korrupsionit, një analizë për ligjet e ndryshuara dhe nëse ndryshimi i këtyre ligjeve i ka hapur rrugë krijimit të një korrupsioni që SPAK në raport e tij e cilëson si “shkeljen e barazisë në tendera” apo dhe “veprime të sofistikuara me koncesionarin/PPP” që kanë ardhur si pasojë e këtyre ndryshimeve?
– Në raportin e SPAK evidentohet se ka një element të rëndësishëm siç është ai i korrupsionit pasiv të funksionarëve publikë që sipas SPAK janë “Të gjithë personat e përfshirë si ndërmjetës veprojnë së pari, për të mbuluar natyrën e vërtetë të veprimit të paligjshëm, dhe së dyti, për përftim material, por dhe përfitim në formë dhënie aksesi të paligjshëm në fonde të tjera publike.” Çfarë plani ka Ministria e Luftës Kundër Korrupsionit karshi këtyre funksioanrëve? Çfarë strategjie implementimi të luftës kundër korrupsionit do të aplikohet ndaj tyre?