Vendosni fjalën kyçe....

Trump: Armët bërthamore, një kërcënim më i madh se ndryshimet e klimës


Potenciali për luftë bërthamore përbën një kërcënim më të menjëhershëm për botën sesa ndryshimet klimaterike, u shpreh ish-presidenti i SHBA Donald Trump gjatë fundjavës në një intervistë televizive.

Duke folur në Fox & Friends, Trump iu referua fjalimit të fundit të Presidentit Joe Biden, në të cilin ai tha se ngrohja globale përbën “kërcënimin më të madh ekzistencial për vendin”.

“Ata thonë se niveli i detit do të rritet gjatë 400 viteve të ardhshme, që do të thotë se në thelb ne kemi pak më shumë pronë buzë detit. Ky është kërcënimi i madh”, tha Trump në intervistën për Fox News.

“Ndërkohë kemi këta maniakë me armë bërthamore që mund të bëjnë dëme për të cilat as nuk mund të flasim. Nuk ka pasur kurrë diçka të tillë, fuqia e armatimit sot. Do të sjellë zhdukje. Dhe ky është kërcënimi i vërtetë”, tha ish-presidenti.

Trump është zotuar më parë se nëse fiton zgjedhjet e 5 nëntorit, ai do të kërkojë t’i japë fund shpejt konfliktit Rusi-Ukrainë dhe është “i përkushtuar për të rivendosur paqen dhe stabilitetin./ Big News Network