Vendosni fjalën kyçe....

Trump shfaqet në ndeshjen e UFC-së, turma shpërthen: F**k Joe Biden (Video)


Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump u prit me thirrjet “ne duam Trump” dhe “f**k Joe Biden” në një ndeshje të UFC në Nju Xhersi ku ai mori pjesë të shtunën.

Ish-presidenti u ul së bashku me shefin e UFC-së, Dana Ëhite, pranë ringut për ndeshjen. Paraqitja e Trump u përshëndet ngrohtësisht nga turma, me një ovacion në këmbë dhe disa mbështetës duke shfaqur flamujt e Trump 2024.

Thirrja në mbështetje të Trump dhe me sharje drejtuar Presidentit Joe Biden, kundërshtarit të tij në garën presidenciale të 2024, u dëgjua disa herë gjatë ndeshjes. Në një moment, Trump përshëndeti mbështetësit me grushtin e ngritur.

Ndeshja UFC 302 u zhvillua mes kampionit në fuqil, rusit Islam Makhachev, dhe ish-kampionit, amerikanit Dustin Poirier. Makhachev mbrojti titullin e tij në pesë raunde.

Trump u paraqit në ndeshjen e UFC 302 vetëm dy ditë pasi u dënua për 34 akuza për falsifikim të të dhënave të biznesit. Gjyqi lidhej me pagesat e supozuara të “parave të heshtura” që Trump i bëri aktores pornografike Stormy Daniels në fushatën e zgjedhjeve të vitit 2016.

Trump, i cili është bërë presidenti i parë i SHBA-së që është dënuar ndonjëherë për një krim, i ka mohuar akuzat, duke e quajtur të gjithë aferën një gjueti shtrigash të motivuar politikisht dhe duke e hedhur poshtë gjyqin si “të montuar” dhe “të turpshëm”.

“Vendimi i vërtetë do jetë më 5 nëntor nga populli. Dhe ne do vijojmë të luftojmë, do luftojmë deri në fund dhe do fitojmë”, u tha Trump gazetarëve pas shpalljes së vendimit. Megjithatë, dënimi për 34 pika nuk duket se i ka tronditur mbështetësit e tij. Fushata e ish-presidentit thuhet se theu një rekord të mbledhjes së fondeve me mbi 34 milionë dollarë pas shpalljes së vendimit